Çdo të diel "Përputhen" rikthehet në ekran për të diskutuar ngjarjet më pikante të javës në "Përputhen Prime". Gjatë këtyre puntatave kemi parë Fatma Haxhialiun dhe Meridianin e Big Brother, të cilët bashkë me Arjan Konomin japin opinionet e tyre.

Por "News-31.com" ka mësuar se ish-banori i Big Brother, Meridiani nuk do të jetë më opinionist. Nuk dihen ende arsyet që çuan në këtë vendim që erdhi pas puntatës ku Meridiani dhe Arjan Konomi patën një debat me njëri-tjetrin.

Këtë të dielë në "Përputhen Prime", do të shohim Elona Duron, krah Fatma Haxhialiut.
Burimi: news31.com



