Nga Shqipëria / E Premte 15 Janar 2021, 11:11

Enxhëll ndan rrëfimin rrënqethës me gjyshen dhe përlotet

Në "Daily Love Story", Generda dhe Enxhëll i kanë bërë pyetje njëra-tjetrës. Gjatë intervistës, Generda i ka kërkuar Enxhëllit të ndajë një kujtim nga fëmijëria dhe konkurrentja tregoi një kujtim që ka me gjyshen.

Enxhëll rrëfeu se kur ishte e vogël flinte me gjyshen dhe kur i ndanë, ato nuk ia lëshonin duart njëra-tjetrës.

"Fëmijëria ime ka qenë shumë e bukur sepse jam rritur me shumë dashuri nga dy gjyshërit e mi, me mamin dhe babin. Ajo çfarë dua t'ju tregoj është që flija me gjyshen dhe kur na ndanë nga krevati i gjyshes, mua më vendosën në një krevat tek. Gjithë natën dora ime dhe e gjyshes qëndronin të bashkuara", tregoi Enxhëll e emocionuar ndërsa Generda i tha se u rrënqeth pasi edhe asaj iu kujtua fakti që i ka munguar prezenca e gjyshërve në fëmijëri pasi jeton në Gjermani.