Ditën e sotme në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi ishin të ftuar Elton Ilrjani dhe Linda Rei. Gjatë intervistës, Ermali e pyeti Eltoni se a mundet që një njeri të jetë i lumtur kur ndryshon gjininë?

Elton Ilirjani: Të ndryshosh seksin është një hap shumë i rëndësishëm dhe ti nuk mund ta bësh dot pa institucionet përkatëse. Unë nuk jam dakord që dikush të ndryshojë gjininë pa menduar mirë. Unë pak më parë thashë nuk e heq organin tim gjenital, e kam diçka që e dua. Pse dua ta heq apo ti përshtatem meshkujve shqiptar që më duan femer ato le të shkojnë me femra.

Ndryshe mendon Linda, e cila iu kthye Eltonit duke i thënë se nuk mund të japë ide të prera.

Linda Rei: Nuk e di ai djali është psikolog, doktor, nuk e di nëse ka ndonjë të dhënë që ai mund të japë këtë ide kaq të rreptë. Kanë kaluar kaq shumë vite dhe nuk ia kam bërë vetes më këtë pyetje. Nëse ai dëshiron të qëndroj ashtu le ta mbajë, nuk kam asnjë lloj dëshirë që ti ndërroj mendje. Të besoj çfarë të dojë.





