Nga Shqipëria / E Enjte 14 Janar 2021, 17:05

E fundit/ 660 raste të reja dhe 5 humbje jete sot, ja qytetet me më shumë të infektuar

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 14 Janar 2021

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 660 raste të reja me koronavirus nga 3695 testime në të kryera në total. 

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 250 raste në Tiranë, 39 raste në Vlorë, 34 raste në Kurbin, 33 raste në Durrës dhe Lushnje, 26 raste në Kavajë, 23 raste në Krujë, 22 raste në Berat, 19 raste në Fier, 17 raste në Kamëz, 16 raste në Sarandë, 11 raste në Shkodër dhe Mat, 10 raste në Lezhë, Ura Vajgurore, 8 raste në Librazhd, Klos, Gramsh, 7 raste në Prrenjas, 6 raste në Mirditë, Shijak, Vorë, 5 raste në Pogradec dhe Kuçovë, Mallakastër, 4 raste në Korçë, Rrogozhinë, Vau Dejës, 3 raste në Kukës, Divjakë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Elbasan, Tropojë, Belsh, Patos, Cërrik, Poliçan, 1 rast në, Përmet, Delvinë, Tepelenë, Selenicë, Malësi e Madhe, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 271 pacientë, 31 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Sipas MSH nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me COVID 5 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1261.

Kanë ndërruar jetë nga COVID:  3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Vlora, të moshave 48-74 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë.