Nga Shqipëria / E Enjte 14 Janar 2021, 12:12

Dafina konfirmon ribashkimin me Dj Geek dhe fotografohet në momente intime

Dafina dhe Dj Geek janë kthyer në një nga çiftet më të komentuar në media që kur lidhja e tyre u bë publike. Megjithatë kohët e fundit vetë Dafina deklaroi se ata ishin ndarë dhe ajo do fokusohej tek karriera.

Nuk ka vonuar shumë dhe Dafina e Geek janë ribashkuar. Edhe këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja duke publikuar dy foto nga pushimet e tyre.

Në një prej fotove çifti shfaqen në një moment intim duke dhuruar një puthje dhe duhet thënë se Dafina duket shumë e lumtur.