Nga Shqipëria / E Enjte 14 Janar 2021, 10:10

Gjykata jep vendimin për sanitaren e spitalit COVID-2, Tirja përlotet në sallën e gjyqit

Gjykata e Tiranës ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me Burg” për Tire Alldervishin, sanitaren e spitalit “Shefqet Ndroqi” që u hoq si infermiere duke marrë 8 milion lekë nga vajza e një pacienteje me koronavirus.

Alldervishi akuzohet për mashtrim më shumë se një herë, ndërsa gjykata i ka bërë thirrje prokurorisë të kryejë hetime të thelluara.

Në pamjet e siguruara nga "ABC News", Tirja duket teksa përlotet ndërsa gjyqtarja Rexhina Merlika i komunikonte masën e sigurisë.