Can Yaman është në një lidhje dashurie. Lajmin e bëjnë të ditur mediat italiane pasi aktori është kapur mat me prezantuesen Diletta Leotta.

Në fotot e publikuara nga "Chi" dyshja shfaqen në momente private duke u puthur e përqafuar.

Ata kanë kaluar 5 netë në një hotel në Romë, nga ku kanë publikuar edhe foto.

Prezantuesja italiane është shfaqur me një buqetë me lule ndërsa Can plot me dhurata duke falenderuar fansat.








