Nga Shqipëria / E Martë 12 Janar 2021, 17:05

'Babai i koteleve': 1,075 vite burg për liderin e kultit të seksit

Adnan Oktar, një lider kulti në Turqi është dënuar me 1,075 vite burg, i akuzuar për 10 krime të ndryshme. 64-vjeçari u dënua për sulme seksuale, abuzim seksual, mashtrim, përpjekje për spiunazh politik dhe ushtarak etj, bëjnë të ditur mediat e huaja.

Kulti i tij është konsideruar si një organizatë kriminale nga prokurorët. Oktar njihej për mënyrën e çuditshme të predikimit të tij duke u rrethuar nga një numër i madh vajzash.

Oktar i quante ato “kotele”, ndërsa ato i thërrisnin mësues.

Lideri i kultit i tha trupit gjykues se ai kishte gati 1000 të dashura.