Nga Shqipëria / E Martë 12 Janar 2021, 14:02

E tmerrshme/ Miliarderja i jep fund jetës bashkë me vajzën 5-muajshe

Një biznesmene e njohur në Hong Kong, Luo Lili i ka dhënë fund jetës tragjikisht. Miliarderja është gjetur pa jetë përpara një blloku apartamentesh bashkë me të bijën 5-muajshe. 

Dyshohet se Lili vuante nga depresioni pas lindjes, gjë që e ka çuar drejt aktit ekstrem. 

Biznesmenia ishte themeluese e kompanisë TriBeluga, vinte nga një familje e pasur dhe kishte studiuar në SHBA, e kishte jetuar në Zvicër e Australi.

Ajo postonte shpesh foto me vajzën e saj në rrjete sociale dhe deklaronte se ishte nënë beqare.

Luo Lili njihej edhe me këngëtaren shqiptare Rita Orën dhe ish-kandidaten presidenciale amerikane, Hillary Clinton.