Në natën e 9-të të spektaklit Love Story, Saimiri dhe Meri kanë shkëmbyer puthjen e tyre të parë. Princi Modern e ka zgjedhur bukuroshen disa herë në takim, duke lënë të kuptohet pëlqimi i tij ndaj saj.

Ai i ka dhuruar Merit një parfum dhe ka shkëmbyer me të disa fjalë dashurie. "Nuk e di cili parfum të pëlqeu, por unë e kisha përzgjedhur një për ty. Është i përbërë nga lule shumë të rralla, një parfum shumë i veçantë që nuk gjendet kudo, dhe meqë ti je një vajzë shumë e veçantë për mua doja të ta dhuroja këtë", i tha Saimiri.

"Është një dhuratë që do të thotë shumë për mua dhe ia ke arritur të më bësh të lumtur deri tani edhe pse është një kohë tepër e shkurtër, por sërish ke qenë shumë i veçantë. Më vjen mirë që më kupton pa folur shumë", iu përgjigj Meri.
