Nga Shqipëria / E Hënë 11 Janar 2021, 20:08

Generda i futet në dhomën e zhveshjes, Saimiri e kap dhe e puth në buzë (Video)

Në natën e 9-të të spektaklit "Love Story", në Tv Klan, Saimiri ka zgjedhur për takim Generdën. Dyshja kanë konsumuar bashkë mëngjesin dhe më pas kanë dalë për shopping.

Generda është futur bashkë me të në dhomën e zhveshjes dhe kanë shkëmbyer puthjen e parë mes tyre. Konkurrentja tentoi të futej fshehurazi në dhomë, por Saimiri e pa, e kapu nga krahu dhe dyshja nuk i rezistuan dot njëri-tjetrit.

Përpos kontaktit fizik, Saimiri dhe konkurrentja i kanë lënë nofka njëri-tjetrit, si arush apo pëllumb i bardhë.

Saimiri: Kur jam me ty kam një ndjesi sikur të njoh me vite, jo sikur është takimi i dytë. Flasim pa komplekse.

Generda: Ti i plotëson të gjitha, kur jam me ty je si mbrojtës. Je si arush, kështu i madh, më transmeton ngrohtësi.

Saimiri: Edhe un do ta gjej një nofkë për ty…je pëllumb i bardhë.