Me datë 14 dhjetor, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin shumë të veçantë: Poem Blu.

Dyshja kanë publikuar shpesh momente pranë së voglës në rrjete sociale, duke mos ia fshehur portretin ëngjëllor. Për më tepër, ata i kanë hapur Poem Blu-së llogari në Instagram, ku i kanë publikuar videon më të ëmbël.

Në videon në fjalë, vogëlushja shfaqet e përgjumur, duke buzëqeshur. “Kur po vdes për gjumë por dikush thotë diçka për të qeshur", i kanë shkruar Sara dhe Ledri krahas videos.
View this post on Instagram




