Nga Shqipëria / E Hënë 11 Janar 2021, 17:05

Bëri vaksinën e Koronavirusit, Pipero tregon efektet anësore që mund të ketë

Mjeku infeksionit, Pëllumb Pipero është një ndër të parët që është vaksinuar ndaj Koronavirusit në Shqipëri. Pas vaksinimit, ai la dhënë një intervistë për mediat dike treguar se deri më tani nuk i është shfaqur ndonjë efekt anësor.

Pipero ka rrëfyer se efektet anësore të vaksinës janë të vogla dhe afatshkurtra. Të tilla janë dhimbje, skuqje apo ndonjëherë të përziera.

“Jam i qetë. Ndihem mirë. Nuk pata ndonjë efekt anësor, të paktën deri tani. Fasha e riskut, të gjithë qytetarët, në nevojë të jenë pjesë e këtij procesi. Unë jam njoftuar dje nga Shefja e Shërbimit.

Përgjithësisht, efektet anësore të kësaj vaksine janë të vogla, të paktën ato që njohim, efektet anësore afatshkurtra. Nuk kemi dijeni ende për efekte anësore afatgjata, sepse vaksina është relativisht e re. Bëhet fjalë për dhimbje, për skuqje, ndonjëherë të përziera, të vjella, por që unë nuk i pata. As personat që janë vaksinuar deri tani nuk i kanë pasur", ka treguar Pipero.

Burimi: "A2.cnn"