Nga Shqipëria / E Hënë 11 Janar 2021, 16:04

Nis vaksinimi anti-Covid në Shqipëri, vaksinohen Rama dhe mjekët e Infektivit (Video)

Ditën e sotme ka nisur vaksinimi anti-Covid në Shqipëri. E vaksinuara e parë ishte shefja e Infektivit, Najada Çomo. Pas saj është vaksinuar kryeministri Rama, para kamerave dhe pas plotësimit të një formulari.

Rama ka bërë të ditur që është vaksinuar vetëm për të dhënë mesazh ndërgjegjësues te qytetarët, se vaksina është e sigurt.

Pas kryeministrit janë vaksinuar mjekët, Pëllumb Pipero dhe Tritan Kalo.