Ka nisur sot vaksinimi kundër koronavirusit në vend. Shefja e Infektivit Najada Çomo është e para që vaksinohet në Shqipëri me dozën anti-Covid-19.
Në orën 15:08 të ditës së sotme në ambientet e stadiumit “Air Albania” Çomo mori vaksinën kundër koronavirusit.
Kryeministri Rama sikurse lajmëroi ka marrë vaksinën pas shefes së Infektivit.
“Unë do ta bëj vetëm për të dhënë mesazhin që vaksina jo vetëm është e sigurt por edhe për t’ju thënë të gjithëve se dokrrat me çipa apo transformim të ilirëve në aziatik janë qesharake. Siç e kanë bërë edhe kolegë të mitë do ta bëj edhe unë. Meqë kemi një grup konspiracioni të afektuar nga llumi i rrjeteve sociale do ta bëj siç e kanë bërë kolegët e mirë, nuk do të dëshiroja që t’i zija rrallën askujt, por do ta bëj sot vetëm për këtë arsye”, tha Rama në konferencën e mbajtur paraditen e sotme.
