Nga Shqipëria / E Hënë 11 Janar 2021, 10:10

77-vjeçari, i çmendur pas 'PërPuthen': E preferuara ime është...

77 vjeçari, Sadik Memaj kishte dërguar një letër pranë emisionit "Përputhen", ku vlerësonte maksimalisht të pranishmit, por e preferuara e tij ishte Tea.

“Përgëzoj të gjitha vajzat, në veçanti Tean. Është shumë e pjekur, e përgëzoj për zgjedhjen”, tha Memaj.

Drejtuesit e emisionit menduan ta ftonin Memajn në emison. Teksa po fliste nga vendi ku ulet zakonisht Arjan Konomi, i moshuari tha se “emisionin e ndjek bashkë me plakën”, ndërsa pati edhe një vërejtje për të rinjtë: Duhet të dëgjojnë më shumë dhe të flasin më pak.

“E ndjek emisionin me gjithë plakën. Ajo më thotë është lojë, unë i them është e vërtetë. Ky emision më pëlqen shumë”, tha Memaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)