Një 52-vjeçar shqiptar është prangosur dje në Padova të Italisë me akuzën e kërcënimit për vrasje të ish-gruas, 45-vjeçe. Sipas mediave italiane gruaja ishte larguar nga shtëpia rreth një vit më parë për shkak të dhunës që bashkëshorti ushtronte ndaj saj.
52-vjeçari me inicialet G. V. nuk e ka lënë të qetë dhe mbrëmjen e 9 janarit i ka shkuar poshtë shtëpisë duke i thënë “zbrit poshtë se do të vras”.
Në momentin e arrestimit shqiptarit iu gjetën me vete mjete prerëse dhe gërshërë.
Burimi: abcnews
