Nga Shqipëria / E Hënë 11 Janar 2021, 09:09

'Ti je fallco, mbaje Fatjonin!', Melisa dhe Ana zihen me të bërtitura në 'Përputhen'

Melisa dhe Ana bënë një “takim privat” gjatë emisionin “Përputhen Prime” për të sheshuar konfliktin mes tyre, por dy vajzat duket se vetëm sa i hodhën më shumë benzinë zjarrit.

Melisa: Dua të të dëgjoj, të di pse vinë sulmet nga ti.

Ana 2: Ne kemi patur shumë debate, sidomos kur unë dal në takime. Kur dola më Fatjonin ti më ke sulmuar, mbase ndihesh xheloze kur dal me Fatjonin.

Melisa: Debati nisi para takimit tënd me Fatjonin, kur më akuzove se po bëj lojë.

Ana 2: Kur të thashë se je fallso e kisha për ty dhe Sindin. Dole me shpatë kur the se pëlqen Fatjonin. Më djemtë e tjerë nuk kishe pëlqim, dilje hajde të dalë ku të dalë. Prandaj më je dukur fallso. Kam të drejtën time të mendoj.

Melisa: Jam takuar me 5 djem. Më të afërtat i kam pasur me Fatjonin dhe Mevlanin. Me Andin ishte thjesht një përqafim. Ana ti nuk ke memorie, e kam thënë. Je gënjeshtare.

Ndërkohë në fund Melisa i tha Anës se mund ta mbajë Fatjonin sepse nuk ka më punë me të.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)