Rudina Dembacaj ishte e ftuar së fundmi në "After Party" nga Luana Vjollca, ku i është përgjigjur me shumë sinqeritet të gjitha pyetjeve.

Rudina tha se dasma me Markun do jetë private, që Marku është më shumë xheloz se ajo, të dy gatuajnë për njëri-tjetrin dhe ajo i bën shumë surpriza.

"Dashuri me përqafime apo seks pasionant?" - "Të dyja", u përgjigj Rudina.

"Seks në mal apo në det?" - Të dyja", u përgjigj sërish moderatorja.
E pyetur si do reagonte nëse do e kapte partnerin me dikë tjetër, Rudina tha: "Do e lija".



