Ditën e nesërme do të nisë vaksinimi në Shqipëri kundër koronavirusit Covid-19. Lajmi e bën të ditur nga Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Lajm i mirë. Nesër nisim vaksinimin antiCovid19”, ka shkruar Rama në Facebook.
Zyrtarisht Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza vaksinash nga kompania Pfizer, sipas një deklarate që ka bërë vetë Kryeministri më datë 1 Janar 2021. Të parët që do të marrin vaksinën anti-covid do të jenë bluzat e bardha. Procesi i vaksinimit është planifikuar që të bëhet në stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet.

