Nga Shqipëria / E Diel 10 Janar 2021, 19:07

Më në fuuuund: Marina na tregon si duket me flokët e shkurtra

Pak ditë më parë përmes një video ku shfaqej duke prerë flokët, Marina na tregoi se po ndryshonte pamjen. Megjithatë për ditë me rradhë i la fansat të prisnin duke mos postuar as foto e as video me pamjen e re.

Sot më në fund, moderatorja e "Klanifornia" ka zbuluar si duket me flokët e shkurtra, përmes disa fotove të reja.

Marina shfaqet me kostum bezhë, makeup në ngjyra të lehta dhe pamjen e re, që të gjithë në komente po i thonë se i shkon shumë.