Prefekti i Qarkut të Tiranës Toni Gogu dhe bashkëshortja e tij Edi Gogu ishin të ftuar në rubrikën më të re “Gjysma ime” tek E Diela Shqiptare.
Bashkëshortja e Tonit ka treguar se mërzitet shpesh që ndonjëherë ai është shumë i zënë me punë dhe nuk merr vëmendjen e tij. Në këto momente moderatori Ardit Gjebrea kërkoi nga stafi telefonin e tij dhe e merr Anilën, bashkëshorten në telefon për t’i thënë se e do shumë.

Ardit Gjebrea: Kur është në punë, kujdeset për ty?
Edi Gogu: Përpiqet, më dërgon mesazhe, më dërgon ndonjë nga ato zemrat dhe nëse ndonjëherë nuk ka kohë, në darkë i them “po sot?” (qesh).
Ardit Gjebrea: Ari ma sill pak telefonin të lutem. Më duhet të bëj diçka. ( Arditi telefonon bashkëshorten e tij në telefon).
Anila Gjebrea: Jam tek grimi.
Ardit Gjebrea: Jo thjesht të mora për të të them të dua, kaq, mirupafshim.

Anila Gjebrea: U sa i mirë që je, edhe unë të dua.
Edi Gogu: E shikon Ardit, me një fjalë!
Ardit Gjebrea: Faleminderit.
Toni Gogu: Është magjistare.
