Nga Shqipëria / E Diel 10 Janar 2021, 17:05

'Djall, seksist', Rezart Veleshnja i kthehet keq Kleonikit: E paaftë mendërisht, të paktën mos...

Me anë të një statusi në rrjete sociale, modelja e njohur Kleoniki Delijorgji ka shpërthyer keq ndaj Rezart Veleshnjës. Ajo e ka cilësuar si djall, seksist, ofendues, të patalentuar, pa asnjë vlerë humane dhe shumë të tjera.

Pas fjalëve të tilla, nuk ka munguar një reagim nga aktori. Ai i ka përmendur modeles të atin , biznesmenin Mihal Delijorgji, pronar i fabrikës në Gërdec ku humbën jetën 26 persona në vitin 2008. Rezarti i ka kërkuar të mos dalë më në televizor sepse do t'iu ngacmojë plagët njerëzve. Në fund, ai e ka quajtur Kleonikin të paaftë mendërisht.

"E dashur Niki, e kuptoj plotësisht gjendjen tënde mendore se nga vjen! Mos u mërzit sepse unë babain e kam artist dhe jam mirë mendërisht, por kjo nuk do të thotë të dëmtosh veten se babi yt ka bërë disa gabime, mos e vrit mendjen. Unë do thoja mos dil nëpër Tv të paktën se i ngacmon plagët njerëzve, si thua? Uroj të bëhesh mirë dhe të jesh sërish e aftë mendërisht", ka shkruar aktori.