Nga Shqipëria / E Diel 10 Janar 2021, 17:05

Modelja shqiptare bën për një lekë Rezart Veleshnjan: Djall, seksist, pa asnjë vlerë humane

Mbrëmjen e djeshme modelja dhe këngëtarja e njohur Kleoniki Delijorgji ishte e ftuar në "Shiko kush luan". Në përfundim të emisionit, ajo ka bërë një status në Instastory për Rezart Veleshnjan, duke e cilësuar si një personazh antipaktik me shumë anë negative.

Niki është shprehur se aktori është seksist, ofendues, manipulues, njeri i ulët dhe pa asnjë vlerë humane.

"Je seksist, mizogjen, ofendues, manipulues, i patalentuar, aspak i zgjuar, karagjoz, njeri i ulët dhe pa asnjë vlerë humane", ka shkruar modelja ndër të tjera. Ajo ka publikuar një foto të Rezartit, mbi të cilën ka shënuar fjalën "djall".