Nga Shqipëria / E Diel 10 Janar 2021, 12:12

Sherri i bujshëm me Kejvinën dhe Oriolën, reagon Françeska Jaçe

Prej kohësh, Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe nuk flasin më me njëra-tjetrën. Dy modelet dikur ishin mikesha të ngushta dhe shiheshin shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Për shkak të një sherri, vajzat "i hoqën vizën" njëra-tjetrës. Përpos Kejvinës, kundër Françeskës u vu dhe modelja Oriola Marashi, e cila mbajti anën e kushërirës së saj.

Mbrëmjen e djeshme e ftuar në "Shiko Kush Luan", Françeska u pyet rreth sherrit në fjalë. Modelja preferoi të mos përgjigjej, duke lënë të kuptohet se e ka mbyllur atë histori. Ajo zgjodhi të lyhej me tortë.