Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Janar 2021, 23:11

'Ai nuk është për familje!', këngëtarja shqiptare ka dy fjalë që Robertit s'do i pëlqejnë aspak

Një nga të ftuarat e "Shiko kush luan", në puntatën e sotme ishte Lori Kaçka. Lori u vendos në një loje ku duhet të përzgjidhte një nga personazhet e famshëm shqiptarë si “dashurinë” e jetës së saj.

Artistes ju paraqitën disa personazhe me pyetjen “Do të martohesha me….”. Një nga katër personazhet e përzgjedhur të Lorit ishte pikërisht këngëtari Robert Berisha.

Lori u shpreh se po zgjedh Robertin për efekt të lojës, por sipas saj ai nuk është për familje.

“Robertin! Nuk është shumë për familje. E kam mik shumë të mirë dhe përshëndes shumë, por e thashë meqenëse është lojë, zgjedh Robertin!”, u shpreh Lori.