Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Janar 2021, 22:10

Dasma del jashtë kontrollit, nusja martohet me një nga të ftuarit

Një ngjarje e papritur ka ndodhur në një dasmë në Indi, ku pas arratisjes së dhëndrit, nusja është detyruar të martohet me një nga të ftuarit.

Dhëndri u largua nga dasma pasi e dashura e tij e fshehtë e  kërcënonte se do të vetë-helmohej nëse ai martohej.

Nusja e trishtuar e Ashok, Sindhi, mbeti duke qarë në mes të ceremonisë.

Situata u zgjidh kur një nga të ftuarit pranoi të martohej me nusen e mbetur në altar duke çuar deri në fund ceremoninë e pazakontë.

I ftuari që pranoi të martohej ishte një burrë i quajtur Chandrappa, faturino autobuzi në transportin publik të Bangalore.