Nga Shqipëria / E Shtunë 9 Janar 2021, 20:08

Me foton krah Patrisit, Tuna shpreh pikëllimin për ndarjen nga jeta të ish-vjehrrës

Sot është një ditë e trishtë për Patris dhe Robert Berishën, të cilën humbën nënën e tyre Teutën. Lajmin e bënë të ditur dy vëllezërit përmes postimeve në rrjete sociale.

Pas kësaj humbjeje të madhe ka reaguar dhe Tuna, e cila ka publikuar një foto të Patrisit dhe Tianit krah gjyshes së tij dhe shkruan: "Sot ndjehem e pikëlluar. Tian humbi nanën që e deshi aq shumë. Do të kujdesem t’ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij. Përjetësisht në zemrat tona”.

Gjithashtu edhe ish-partnerja e Robertit, Nora publikoi një foto ku shprehte ngushëllimet e saj.

“Ke qenë gjithmonë shoqja ime. Të kam dasht dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë në paqe. Teuta”, ka shkruar Nora.