Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 9 Janar 2021
Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë realizuar 4499 teste, prej të cilave kanë rezultuar pozitiv 655 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 247 raste në Tiranë, 46 në Durrës, 39 në Vlorë, 35 në Fier, 29 në Lushnje, 26 në Lezhë, 24 në Elbasan, 16 në Shkodër, 15 në Sarandë, nga 14 raste në Berat, Kamëz, 13 në Dibër, 12 në Kurbin, nga 9 raste në Mat, Gjirokastër, Gramsh, nga 8 raste në Krujë, Kavajë, Delvinë, 7 në Bulqizë, nga 6 raste në Rrogozhinë, Librazhd, Kuçovë, Patos, 5 në Kukës, 4 në Korçë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Tepelenë, Klos, Skrapar, nga 2 raste në Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Belsh, Cerrik, nga 1 rast në Pogradec, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Kolonjë, Poliçan, Libohovë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 356 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 37,327 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 28 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 3 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19: 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 68-80 vjeç.
