Pak ditë më parë prokuroria e Kukësit u ka komunikuar akuzën e re këngëtares Fjolla Morina, partnerit të saj, Fisnik Syla, dhe shoferit të këtij të fundit, Fitim Muji.

Gazetarja Glidona Daci raporton për "Abc News" se këngëtarja rezulton të jetë marrë e pandehur nga prokuroria e Kukësit, për akuzën e “Trafikut të armëve dhe municioneve” kryer në bashkëpunim. Po ashtu edhe partneri i saj, Fisnik Syla, dhe shoferin e këtij të fundit, Fitim Muji, akuzohen për këtë vepër.

Fjolla Morina u arrestua në 19 shtator në pikën kufitare të Morinës me dy armë me vete. Ndërsa në makinë ishte i dashuri i saj dhe shoferi.
Burimi: abcnews.al

