Ditën e sotme u nda nga jeta e ëma e Robert Berishës, Teuta. Këngëtari publikoi në rrjete sociale një foto pranë saj, krahas së cilës shkroi: "Pusho e qetë mami jem, per ty me shkru kom shum, po e la me kaq."

Rreth kësaj humbjeje të madhe ka reaguar dhe ish-partnerja e Robertit, Nora Istrefi. Ajo ka publikuar një foto të së ndjerës, duke shkruar se e ka dashur shumë.

“Ke qenë gjithmonë shoqja ime. Të kam dasht dhe më ke dashur. Uroj me zemër që shpirti yt i bardhë dhe një grua me kaq shumë vlera të pushojë e qetë në paqe. Teuta”, ka shkruar Nora.


