Platforma e medias sociale, Twitter ka bllokuar përgjithmonë llogarinë personale të presidentit Donald Trump. Shkak është bërë rreziku i nxitjes së mëtejshme për dhunë.

“Pas një rishikimi të kujdesshëm të posteve të fundit nga llogaria e presidentit Trump dhe kontekstit të tyre, ne kemi pezulluar përgjithmonë llogarinë si rezultat i rrezikut për nxitje të mëtejshme të dhunës”, ka njoftuar kompania.

