Prej kohësh është përfolur se Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Thashethemet kanë vazhduar për një kohë të gjatë pasi as Lori e as Visi nuk kanë reaguar për t'i hedhur poshtë fjalët.

Së fundmi, e gjithë historia e tyre është vënë sërish në qendër të vëmendjes së mediave. Lori ka publikuar në Instastory një foto ku shfaqet e veshur me një bluzë të zezë. Vetëm pak ditë më parë edhe Visi është parë me të njëjtin model bluze.

E gjithë kjo mund të jetë dhe rastësi dhe ndoshta nuk është e njëjta, por ndjekësit në rrjete sociale mendojnë të kundërtën.





