Në 24 orët e fundit janë raportuar 7 viktima nga Koronavirusi. Numri i jetëve të humbura që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1230.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar: 2 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Tropoja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 21-77 vjeç.
Burime për "Abc News" kanë bërë me dije se një ndër viktimat në Durrës është një 21-vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese. Ai ishte infektuar disa ditë më parë me Koronavirus.
