Ditët e fundit rrjeti po zien me një thashethem sipas të cilit Kanye West ka tradhtuar Kim Kardashianin me Jeffree Star. Sipas thashethemeve Kanye për të qëndruar larg Kim është shpërngulur në Wyoming, vend i cili është vizituar shpesh nga Jeffree kohët e fundit.

Ndërkohë në mes të këtyre lajmeve që po qarkullojnë, Kanye ka treguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Kimin. Mediat e huaja bëjnë të ditur se reperi i ka dhuruar Kimit 5 makina Maybachs Mercedes Benz. Vetëm një makinë e tillë kushton 200 mijë dollarë, pra Kanye ka harxhuar gjithsej rreth 1 milion dollarë për dhuratën e Kimit.

Ndërkohë pas lajmeve ka reaguar edhe Jeffree Star, i cili mohoi thashethemet, por bëri deklaratë bombë duke u shprehur se të gjithë këtë mund ta ketë bërë Kris Jenner.




