Nga Shqipëria / E Premte 8 Janar 2021, 15:03

Lajmi i mirë: Vaksina Pfizer mbron edhe nga mutacionet e Covid-19

Më në fund një lajm i mirë dhe shpresëdhënës vjen nga studimi i përbashkët i ekspertëve të firmës Pfizer dhe atyre të fakultetit të mjekësisë në Universitetin e Teksasit. Vaksina e firmave Pfizer/BioNTech, krijon mbrojte kundër infektimit edhe nga variantet e reja të koronavirusit të shfaqura në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut. 

Nga analizat laboratorike të mostrave të gjakut të 20 personave të cilëve ju ishte injektuar kjo vaksinë u zbulua se sistemi i tyre imunitar kishte neutralizuar të dy variantet e reja të koronavirusit.

Mutacionet e reja të virusit u zbuluan në Dhjetor të vitit të kaluar dhe kanë vetinë të përhapen më shpejt dhe të jenë më ngjitëse, por jo më vdekjeprurëse.