
Ditët e fundit qarkulloi një thashethem që ka shokuar të gjithë fansat. Sipas spekulimeve Kanye West ka tradhtuar Kim Kardashianin me Jeffree Star, grimierin e famshëm që njihet për jetën e tij super luksoze.
Sipas thashethemeve Kanye për të qëndruar larg Kim është shpërngulur në Wyoming, vend i cili është vizituar shpesh nga Jeffree kohët e fundit.
Pas këtyre lajmeve Jeffree Star ka reaguar me një video në Youtube ku i adresohet situatës që po çmend rrjetin.
Në video Jeffree sqaron se mes tij dhe Kanye-t nuk ka asgjë dhe e gjitha i duket shumë qesharake.
"Unë jam beqar.Nuk jam duke fjetur me askënd. Më pëlqejnë burrat shumë të gjatë. Unë dhe Kanye nuk jemi shoqëruar kurrë, dhe e gjithë kjo është me të vërtetë qesharake", tha Jeffree duke treguar se po i plaste telefoni nga mesazhet e shumta pas skandalit të publikuar në media.
Por deklarata bombë e grimierit ishte kur supozoi se të gjithë këtë mund ta ketë bërë Kris Jenner.
"Nëse Kris Jenner orkestroi gjithë këtë, gëzuar Vitin e Ri ëmbëlsirë", tha me ironi Jeffree.