Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti është vaksinuar ndaj Koronavirusit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, me anë të një postimi në Instagram. Këngëtarja ka publikuar dy foto, në njërën prej të cilave shihet e veshur si mjeke.

"Unë sapo u vaksinova dhe ua rekomandoj të gjithëve që kanë mundësi ta bëjnë vaksinën. Është koha ta mposhtim virusin një herë e përgjithmonë. Kjo foto është nga një film që xhirova muajin e kaluar. Akoma nuk ka dalë por doja tu shprehja mirënjohjen të heronjve tanë që janë në vijën e parë të luftës", ka shkruar Bleona.

Kujtojmë se në Shqipëri procesi i vaksinimit do të fillojë javën e tretë të janarit.





