Mjeku pneumolog, Adrian Jorgji ka treguar për "Abc News" se Koronavirusi po prek gjithmonë dhe më shumë dhe moshat e reja, madje iu shkakton dëme të rënda shëndetësore. Ai ka diagnostikuar me pneumoni në të dyja mushkëritë pacientë pa mbushur 20-vjeç.
“Të rinjtë humbasin tek vigjilenca, neglizhenca dhe për shkak se Komuniteti shkencor-mjekësor ka thënë se të rinjtë e kalojnë lehtë dhe nuk duhet të ketë ndonjë merak të madh për ta. Kjo nuk është kështu sepse për shumë muaj kam parë plot të rinj me shumë probleme. Po t’i referohemi Greqisë, mosha mesatare e të intubuarëve në reanimacion ishte 39-vjeç”, ka sqaruar ai për Ajgena Korbin, në "Abc News".
