Nga Shqipëria / E Enjte 7 Janar 2021, 18:06

Asgjë nuk është siç duket: Adriana sqaron të vërtetën e lidhjes me Flavian

Adriana Destani, vajza që u tha se është në një njohje me Flavia Harizajn, ka dhënë një prononcim për "Iconstyle". Ajo ka treguar se gjithçka që ka qarkulluar në rrjet përgjatë ditëve të fundit nuk është e vërtetë.

Destani ka sqaruar se statusi i bërë në Instagram, ku pranonte që kishte flirtuar me Flavian (Lexo këtu), nuk ishte shkruar prej saj, pasi i kishin hackuar Instagramin. Ajo ka shtuar se është vetëm shoqe me Flavian dhe se mes tyre nuk ekziston asnjë lidhje.

Destani ka fajësuar Silvanën, madje është shprehur se e ka denoncuar në polici. "Nuk është e drejtë kjo që ka ndodhur. Profili im ka qenë i vjedhur dhe sot kam arritur me Polici ta mbyll. Asgjë nuk është e vërtetë. Unë dhe Flavia jemi shoqe dhe nuk ka shanse diçka e tillë.(lidhje mes tyre) Më vjen keq se Flavia ka familje, po ashtu edhe unë. Çdo gjë është bërë shumë e madhe. Porm profili ka qenë fallco dhe çdo gjë e ka bërë Silvana sepse atë e kam denoncuar me kohë", ka treguar ajo për "Iconstyle".