Nga Shqipëria / E Enjte 7 Janar 2021, 17:05

'U ktheva siç më ka bërë nëna', Poni pendohet për ndërhyrjen estetike

Poni ka vendosur të heqë vetullat tatuazh dhe t'i rikthehet pamjes së saj të mëparshme.

Këtë e bëri të ditur vetë këngëtarja me postimin e fundit në Instagram ku shfaqet si gjithnjë shumë simpatike. 

“Kthyem dhe vetullat në format që na i kishte bërë nëna, sebepi i pushimit të gjatë. Nuk dua t’i kthehem më asaj gjëje që nuk ishte e imja”, ka shkruar Poni krah postimit ku duket me një pamje shumë natyrale.