Nga Shqipëria / E Enjte 7 Janar 2021, 16:04

Rëndohet situata, humbin jetën 6 qytetarë me Koronavirus në Shqipëri

Në 24 orët e fundit 6 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi në vend. Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 57-84 vjeç.

Që nga fillimi i pandemisë 1223 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.