Nga Shqipëria / E Enjte 7 Janar 2021, 16:04

E fundit/ 697 raste të reja me Koronavirus në vend, këto janë qytetet më të prekura

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 7 Janar 2021

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit janë realizuar 3,668 teste, prej të cilave rezultuan pozitiv 697 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 202 raste në Tiranë, 55 në Durrës, 44 në Vlorë, 39 në Shkodër, 33 në Lushnje, 26 në Berat, nga 22 raste në Fier, Dibër, nga 20 raste në Elbasan, Lezhë, 19 në Kavajë, nga 18 raste në Mat, Sarandë, 15 në Kurbin, 14 në Kuçovë, 13 në Krujë, 10 në Gjirokastër, nga 9 raste në Kukës, Librazhd, Pogradec, 7 në Mirditë, 6 në Gramsh, nga 5 raste në Korçë, Divjakë, Klos, nga 4 raste në Kamëz, Delvinë, Vau i Dejës, Vorë, nga 3 raste në Tropojë, Bulqizë, Peqin, Shijak, Skrapar, nga 2 raste në Has, Rrogozhinë, Përmet, Ura Vajgurore, Roskovec, Patos, Libohovë, Konispol, nga 1 rast në Devoll, Mallakastër, Himarë, Cerrik, Këlcyrë.

Betejën me sëmundjen e kanë fituar 433 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,535 që nga fillimi i epidemisë. Sa i përket situatës në spitale, aktualisht po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.