Pak pasi mediat deklaruan se Kim dhe Kanye i kanë dhënë fund martesës, qarkulloi një thashethem që shokoi të gjithë fansat. Sipas spekulimeve reperi ka tradhtuar Kimin me Jeffree Star, grimierin e famshëm që njihet për jetën e tij super luksoze.

Sipas këtyre lajmeve Kim është shpërngulur në Wyoming për të qëndruar larg Kim, ndërkohë ky vend është vizituar shpesh nga Jeffree kohët e fundit.

Megjithatë burime shumë të afërta me Kanye dhe Kim i kanë mohuar të gjitha pretendimet e ngritura. “Nuk ka asgjë të vërtetë në thashethemet për Jeffree dhe Kanye”, kanë thënë burimet.

Por nga ana tjetër Jeffree Star i ka shtuar thashethemet me disa postime me nënkuptim në rrjete sociale. Artisti publikoi një video të tij duke supozuar se ishte në Wyoming.

“Jam këtë në shtetin e bukur të Wyoming. Përshëndetje bora në sfond dhe sot unë u zgjova dhe ka qenë një ditë shumë interesante”, shprehet Jeffree.







