Një ngjarje e rëndë e njohur si “vrasje nderi”, ka ndodhur në Turqi. Një vajzë e re është vrarë pasi ajo refuzonte martesën me kushëririn e saj.

Vildan Ince, 20 vjeç u detyrua të martohej me kushëririn e saj në një ceremoni fetare pasi ishte vënë nën presion nga familja. Por ajo refuzoi lidhjen e detyruar dhe u largua me të dashurin e saj, 24 vjeçarin Osman Celik, rreth dy muaj më parë.

Familja u vunë në kërkim të çiftit dhe vendosën t'i fusnin në kurth duke i thënë se dëshironin të pajtoheshin. Çifti pranoi ftesën e pajtimit dhe shkoi në shtëpinë e familjes. Sapo ata hynë në shtëpi, Vildan dhe Osman u ekzektuan.

Trupat e tyre u hodhën në një gropë jashtë fshatit. Policia ka arrestuar 8 persona, babanë, vëllanë, kushëririn me të cilin vajza e ndjerë ishte detyruar të martohej, dhe dy të afërm të tjerë.


