Kongresi Amerikan ka certifikuar votat elektorale të Joe Biden, duke e bërë zyrtarisht president të 46 të SHBA-ve.
Senati dhe Dhoma refuzuan kundërshtimet për të hedhur votat elektorale të Georgia dhe Pennsylvania për Biden. Republikanët gjithashtu kundërshtuan votat elektorale të Arizonës, Nevadës dhe Miçiganit, por mocionet dështuan para se të mbërrinin në debat.

Senatorja Amy Klobuchar, raportoi: “Joe Biden dhe Kamala Harris do të jenë presidenti dhe nënpresidentja sipas fletëve të votimit që na janë dhënë.”

Certifikimi vjen pasi protestuesit pro-Trump sulmuan godinën Kapitol të SHBA të mërkurën.

Pas zyrtarizmit të fitores së Joe Biden nga Kongresi, Donald Trump ka reaguar me një deklaratë ku premton transferim “të qetë” të pushtetit tek Biden më 20 janar.
“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më nxjerrin jashtë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 janar,” tha Trump.

