Nga Shqipëria / E Enjte 7 Janar 2021, 09:09

Pas trazirave në Kongresin Amerikan, Facebook dhe Twitter bllokojnë Donald Trump

Qindra mbështetës të Presidentit në detyrë Donald Trump rrethuan ndërtesën e Kapitolit në kryeqytetin Uashington dhe hynë në ambientet e brendshme të Kongresit në përpjekje për të hyrë në sallën e Senatit. Ata qëlluan me grushte dyert teksa njëri prej tyre arriti të hyjë brenda sallës duke detyruar zv/Presidentin Mike Pence si drejtues i seancës, ta pezullojë atë përkohësisht.

Donald Trump është pezulluar nga Twitter dhe Facebook pasi iu drejtua me një mesazh mbështetësve të tij. Në video, Trump shfaqej duke i thënë protestuesve “ju dua” përpara se t’u thoshte atyre të shkojnë në shtëpi. Gjithashtu ai përsëriti pretendime false rreth zgjedhjeve.

Twitter deklaroi se ka kërkuar heqjen e 3 tweet-eve për shkak të shkeljes së rregullave. Kompania tha se llogaria e Presidentit do të qëndrojë përgjithmonë e mbyllur nëse nuk hiqen ato postime.

“Thyerje të tjera të rregullave të Twitter do të sjelle në bllokimin e përhershëm të llogarisë @realDonaldTrump”, tha Twitter.

Ndërkohë, Facebook ndëshkoi Trump për 24 orë. Edhe YouTube mori masa dhe hoqi videon.

“Në e hoqëm videon pasi besojmë se në vend që të kontribuonte në zgjidhjen e dhunës, rrezikonte shtimin e saj”, thuhej në një reagim të Facebook-u.