Nga Shqipëria / E Mërkurë 6 Janar 2021, 18:06

Nuk e mban dot veten, Mevlani shpërthen keq ndaj Sindit: Ik moj laraskë

Raporti mes Sindit dhe Mevlanit në ‘Përputhen’ është përkeqësuar ndjeshëm gjatë puntatave të fundit. Vetëm dy ditë më pare, Sindi u shpreh: “O Mevlan po ta kishin parë femrat në ëndërr një si ty, nuk kishe ngel 33-vjeç këtu në skenë për të kërkuar grua.”

Një ofendim i tillë nuk u prit aspak mire nga publiku, e aq më pak nga Mevlani. Gjatë puntatës së sotme ai ka shpërthyer keq ndaj Sindit, duke e quajtur laraskë.

Po ashtu, ai ishte vonuar në takimin mes tyre.

Biseda:

Mevlani: Nuk është se më priste ndonjë njeri i rendësishëm. Nuk po më priste dikush i rëndësishëm që të shkoja me qejf.

Sindi: Ty të duket kjo ndonjë gjë burrërore? Sepse nëse ti nuk doje një takim me mua, mund të kishe thënë fare mirëSindi nuk dua asgjë me ty. Nëse nuk paskam qenë fare person i rëndësishëm.

Mevlani: Lëre mos bëj si laraskë, na le të flasim. A po bën pyetje? Na lër pra të kthejmë përgjigje.

Sindi: Mos kalo në ofendime të lutem! Kujt i thua ti laraskë m Mevlan? Se pastaj më thua mua. Dua një falje publike prej teje, tani në moment sepse u ofendova nga kjo gjë.

Mevlani: Po s’ka shans të të kërkoj ty falje

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)