Ditën e sotme ndërroi jetë në moshën 57-vjeçare kantautori Kujtim Prodani, djali i artistëve të mirënjohur Anita Take dhe Agim Prodani. Prodani ishte infektuar me koronavirus dhe prej disa javësh kurohej në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, por fatkeqësisht ai nuk ia doli dot të fitonte betejën me virusin.
Kushëriri i tij Voltan Prodani ka publikuar në Facebook foton e fundit të artistit duke u shprehur se nuk do ta harrojë kurrë këtë imazh.

"Këtë foto nuk do ta harroj kurrë gjithë jetën, fluturo o shpirt i lirë", shkruan Voltan Prodani.
