Vijon historia tronditëse e Kristinës dhe Zhanetës, dy motrat që u vranë nga Përparim Ademi. Anxhela, motra e tyre e vogël, ka dhënë së fundmi një intervistë për "Shqipëria Live".
Ajo ka treguar se Anxhelo, i biri i Zhanetës, kishte parë të ëmën e tij duke kryer marrëdhënie me dikë tjetër dhe i kishte thënë Përparimit.
"Mesa kam dëgjuar unë, që janë bërë muhabete aty në shtëpi, Xhelo i kishte treguar gjithë situatën Përparimit dhe mamaja e tij nga kjo situatë ishte ndikuar, që djali i saj e kishte shitur dhe i ka ndenjur ftohtë ato kohë. Xhelo i tregonte të atit të tij që shih se mami më rri ftohtë. Edhe motra e saj, Kristina, nuk e kishte mbështetur kur ka marrë vesh që kishte një lidhje të fshehtë. E kishte parë dhe çuni i saj situatën. Kishte parë mamanë e tij duke tradhtuar Përparimin, e fuste në shtëpi në shtëpi të sy të çunit dhe bënin gjëra që s'janë për t'u parë. Pretendohet që djali e ka parë duke kryer marrëdhënie nënën e tij", ka deklaruar ajo.
View this post on Instagram
